Osmani pritet nga presidenti Mattarella: Ka kaq shumë gjëra që na bashkojnë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se në Selinë e Shenjtë të Vatikanit është mirëpritur nga presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se në Selinë e Shenjtë të Vatikanit është mirëpritur nga presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella.

“Në Romën historike pata kënaqësinë të mirëpritem nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me ç’rast u konfirmuan marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve tona dhe u diskutuan mundësitë e shumta për thellim të bashkëpunimit bilateral”, ka shkruar presidentja Osmani.

Presidentja e vendit ka shtuar se “Me Italinë e historisë së jashtëzakonshme, artit botëror, traditës kulinare e pejsazheve magjepëse ka kaq shumë gjëra që na bashkojnë”.

Pamje nga takimi

“Por, mbi të gjitha na bashkon orientimi ynë i përbashkët për paqe, demokraci e sundim të ligjit. Andaj, së bashku diskutuam për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit si dhe për kontributin tonë të përbashkët për paqe e stabilitet në rajon”, ka theksuar më tej presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të hënë është pritur në takim nga Papë Françesku në Selinë e Shenjtë të Vatikanit.

Osmani ka thënë se atë e ka njoftuar për vendosmërinë e Kosovës për ta kultivuar paqen e bashkëjetesën ndërmjet njerëzve.

Po ashtu, presidentja e Kosovës e ka falënderuar Papë Françeskun për vendimin e tij që Administratën Apostolike ta ngrinte në nivel të dioqezës.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika