Osmani pritet nga presidentja e PE-së, Roberta Metsola

Kjo është hera e parë që një president i Kosovës si shtet i pavarur do t’i drejtohet seancës plenare të Parlamentit Evropian

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka pritur në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas takimit, në orën 11:20 është paralajmëruar konferencë e përbashkët për media.

Gjatë qëndrimit në Strasburg, ku po mbahet seanca e Parlamentit Evropian, Osmani do të pritet fillimisht nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, në një takim për të diskutuar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe këtij institucioni, e pastaj do të takojë edhe udhëheqësit e grupeve kryesore politike të përfaqësuara në Parlamentin Evropian.

Përveç takimeve me përfaqësues të Parlamentit Evropian, gjatë qëndrimit në Strasburg, Osmani do të takojë edhe përfaqësues të Këshillit të Evropës.

Osmani në një postim në Facebook ka thënë se para këtij institucioni do të përçojë mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e Parlamentit Evropian për lirinë.

“Nesër, në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës do t’i adresohem Parlamentit Evropian. Në vitin 1998, Presidenti Rugova, si fitues i çmimit Sakharov, iu adresua po këtij institucioni, për të kërkuar mbështetjen e popujve evropianë për lirinë e Kosovës. 25 vite pas, para po të njëjtit institucion, do ta përçoj mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e Parlamentit Evropian për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë tonë si dhe për rrugëtimin tonë evropian”, shkroi ajo.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika