Osmani pritet ta takojë ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të takohet me James Heappey, ministër i Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën e 23 majit pret në takim James Heappey, ministër i Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar.

Takimi do të mbahet në ambientin e kabinetit të presidencës.

I njëjti do të zhvillohet në orën 13:30.

Ndryshe, një ditë më parë, presidentja Osmani është takuar me dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters.

Senatorët amerikanë kanë kërkuar që Serbia të mos e pengojë Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, ndërkaq Kosova këtë vit të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Presidentja Osmani tha se në takim u ka treguar senatorëve amerikanë të gjitha shkeljet që po ia bën Serbia kësaj marrëveshjeje, që përfshin edhe mospengimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Vizita e dy senatorëve në Kosovë vjen disa ditë pasi Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit amerikan mbajti një seancë për politikën e Uashingtonit në Ballkanin Perëndimor.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika