Osmani priti dje në takim një delegacion të Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim një delegacion të Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve. Në këtë takim u diskutua për sfidat aktuale në sistemin shëndetësor dhe rëndësinë e fuqizimit të të drejtave të pacientëve në vend. Presidentja Osmani theksoi domosdoshmërinë e ngritjes së vetëdijes publike për […]
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim një delegacion të Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve. Në këtë takim u diskutua për sfidat aktuale në sistemin shëndetësor dhe rëndësinë e fuqizimit të të drejtave të pacientëve në vend.
Presidentja Osmani theksoi domosdoshmërinë e ngritjes së vetëdijes publike për të drejtat e pacientëve dhe përmirësimin e qasjes në shërbime shëndetësore cilësore, transparente dhe të barabarta për të gjithë qytetarët.
Ajo ritheksoi përkushtimin për ndërtimin e një sistemi shëndetësor që vendos pacientin në qendër të vëmendjes dhe që garanton trajtim dinjitoz për çdo qytetar, pa dallim.
Sipas Presidentes Osmani, mbrojtja e të drejtave të pacientëve është një nga treguesit kyç të funksionimit demokratik dhe etik të shtetit.















