Osmani priti në takim ambasadorin italian në Kosovë, u diskutua për raportet e shkëlqyera mes dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të martën në takim ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu, me të cilin u diskutua për raportet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Italisë

Ilustrim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të martën e 17 janarit ka pritur në takim ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu.

Në takim siç njofton zyra e presidencës u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me ç’rast u potencua rëndësia e koordinimit dhe bashkëpunimit të rregullt me vendet aleate.

Ndër të tjera, është diskutuar edhe për raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Italisë.

Në këtë kontekst bëhet e ditur se është theksuar potenciali i lartë për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit dhe realizimin e projekteve relevante në dobi të qytetarëve.

Ndryshe, një takim i tillë erdhi në prag të vizitës së Presidentes Osmani në Itali.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika