Osmani: Qeveria të punojë më shumë për kthimin e shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut

Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare “Mitrovica” vlerëson se niveli lokal dhe ai qendror duhet të bëjë më shumë për shqiptarët atje.

Osmani, në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se komuna dhe qeveria duhet të punojë më shumë për kthimin shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut.

“Në Mitrovicën veriore është tkurrur përfaqësimi i shqiptarëve nga mos puna e institucioneve qendrore ku shumica e komunitetit shqiptar është i zhvendosur dhe nuk I kanë adresat në veri, janë rreth 300 shtëpi të djegura dhe rreth 120 banesa të uzuarpuara – për shtimin dhe përfaqësimin më të mirë të shqiptarëve në veri duhet të punoj jo vetëm komuna e Mitrovicës Veriore por edhe Qeveria dhe ta kenë si fokus Mitrovicën e Veriut pasi shumë shqiptarë janë zhvendosur. Kjo, qeveri në dy vitet e fundit ka ndërtuar 40 shtëpi dhe 30 nga to janë të zbrazura pasi nuk i plotësojnë kushtet për të jetuar”, u shpreh Osmani.

Osmani, mes tjerash, kërkoi më shumë punë si nga pushteti lokal ashtu edhe nga ai qendror për shqiptarët e Mitrovicës së Veriut.

“Veriu i Kosovës i ka specifikat e veta dhe i ka në kurriz të qytetarëve të veriut që institucionet qendrore nuk janë marrë më shumë me këto çështje, kërkoj nga kandidatët e partive për kryeministër që të dalin dhe t’ju tregojnë qytetarëve se nuk ka ndarje të Kosovës e pastaj vijnë investimet që duhet bërë në Mitrovicën e Veriut pasi tash e 26 vite e kemi shkollën ‘kontejner’ që nuk besoj që as në ndonjë shtet të Afrikës nuk ka e lerë me në Evropë. Shumica e nxënëve i ndjekin mësimit në jug dhe jo në veri pasi nuk ka kushte”, u shpreh Osmani.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika