Osmani: Qofshin Pashkët një moment reflektimi, afrimi dhe dashurie për të gjithë ne
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani iu ka uruar të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë Pashkë të bekuara, paqe në zemër dhe gëzim në familje. Osmani ka thënë se kjo festë e kujton fuqinë, shpresën dhe besimin e palëkundur për një të ardhme më të mirë. “Të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, ju uroj nga zemra […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani iu ka uruar të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë Pashkë të bekuara, paqe në zemër dhe gëzim në familje.
Osmani ka thënë se kjo festë e kujton fuqinë, shpresën dhe besimin e palëkundur për një të ardhme më të mirë.
“Të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, ju uroj nga zemra Pashkë të bekuara, paqe në zemër dhe gëzim në familje!Kjo festë, e cila këtë vit na bashkon në një datë të vetme, na kujton fuqinë, shpresën dhe besimin e palëkundur për një të ardhme më të mirë.Qofshin Pashkët një moment reflektimi, afrimi dhe dashurie për të gjithë ne.Gëzuar për shumë mot Pashkët!”, ka uruar Osmani.















