Osmani reagon pas heqjes së tarifave për produktet amerikane

Nga sot, vendimi i Qeverisë së Kosovës për heqjen e të gjitha tarifave për produktet e importuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hyrë në fuqi.

Këtë e ka komentuar presidentja, Vjosa Osmani, e cila ka theksuar rëndësinë strategjike të këtij vendimi për marrëdhëniet Kosovë-SHBA.

Presidentja Osmani tha se Kosova është krenare që ishte vendi i parë që propozoi largimin e të gjitha barrierave tregtare ndaj aleatit të saj më të afërt.

“Që nga sot, hyn në fuqi vendimi i Kosovës për një tarifë ZERO për të gjitha mallrat amerikane. Jemi krenarë që kemi qenë vendi i parë që propozoi heqjen e të gjitha barrierave ndaj aleatit tonë më strategjik.

Presidentit dhe popullit amerikan: Kosova është partneri juaj i besueshëm në përpjekjet tuaja për ta bërë Amerikën dhe aleatët e saj më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë”, ka shkruar Osmani në X.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika