Osmani risjell rrëfimin e Vasfije Krasniqit: Ajo e shumë të tjerë dhimbjen e traumën e kanë shndërruar në veprim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës Seksuale në Konflikt ka shpërndarë videon e fjalimit të Vasfije Krasniqit duke thënë se ajo e shumë tjerë dhimbjen dhe traumën e kanë shndërruar në veprim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Dhunës Seksuale në Konflikt e ka risjellë fjalimin e Vasfije Krasniqit, duke thënë se si ajo edhe shumë të tjerë, dhimbjen e traumën e kanë shndërruar në veprim.

Ajo është shprehur se në këtë ditë nderohen të gjithë burrat dhe gratë që kanë përjetuar krime, të paimagjinueshme nën regjimin gjenocidal të Millosheviqit.

“Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt në nderojmë gratë dhe burrat që përjetuan krime të paimagjinueshme nën regjimin gjenocidal të Millosheviqit. Kjo është historia e Vasfije Krasniqit dhe e shumë të tjerëve, të cilët dhimbjen dhe traumën e tyre e kanë shndërruar në veprim”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Ndryshe sot “Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës”, (QKRMT) ka përsëritur kërkesën që të mos kufizohet afati për verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale.

Në tryezën “E drejta për njohje: Ndikimi i mungesës ligjore dhe afatizimit të aplikimit në procesin e njohjes për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, organizatat e licensuara kanë folur për shqetësimet e të mbijetuarve dhe stigmën me të cilën po ballafaqohen.

Drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti, tha se nuk duhet të kufizohet afati për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi dhe se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi pasi Serbia i përdori si armë gjatë luftës 1998-99.

Kurti për viktimat e dhunës seksuale: Serbia i përdori si armë gjatë luftës

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika