Osmani rithekson vullnetin e Kosovës për antarësim në NATO, përgjatë takimit me Zëvendëssekretarin, Geoana
Presidentja Osmani ka vlerësuar lart vizitën e zëvendëssekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana. Sipas saj, vizita e tij paraqet një risigurim të përkushtimit të NATO-s ndaj Kosovës, njëherësh edhe për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë. Zyra e Presidentes ka bërë të ditur se Presidentja Osmani ka uruar Geoana-n për samitin e […]

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka deklaruar se e mbështet procesin e normalizimit të raporteve në mes të Kosovës e Serbisë përmes dialogut, duke thënë se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, është mënyra e vetme për gjetjen e zgjidhjes.
Në takimin e përfaqësuesve të 30 shteteve anëtare të NATO-s me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari, në Prishtinë, është thënë se dialogu Kosovë-Serbi, do të gjejë zgjidhje për respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve “si dhe mund të çojë në një paqe të qëndrueshme”. Geoana ka theksuar se NATO-ja do të jetë e përkushtuar për mjedis të sigurt dhe për stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
Në takimin e shteteve anëtare të NATO-s në Prishtinë, është thënë se dialogu Kosovë-Serbi pritet të gjejë zgjidhje për respektimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve e njëherësh, edhe rrugën drejt një paqeje të qëndrueshme.
Nërkaq, Geoana ka thënë se pushtimi rus në Ukrainë është shkaktari i një ndryshimi rrënjësor të arkitekturës evropiane të sigurisë.
Sipas tij, NATO-ja do të mbetet e përkushtuar për mjedis të sigurt dhe për stabilitet më të gjerë në rajon.
















