Osmani: Rusia po e përkeqëson sigurinë globale të ushqimit, pas tërheqjes nga marrëveshja e grurit
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili njëherit është edhe kryetar i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka reaguar ndaj vendimit të Rusisë për pezullimin e marrëveshjes se grurit që ishte arritur vitin e kaluar me ndërmjetësimin e Turqisë dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara. “Unë […]
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili njëherit është edhe kryetar i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka reaguar ndaj vendimit të Rusisë për pezullimin e marrëveshjes se grurit që ishte arritur vitin e kaluar me ndërmjetësimin e Turqisë dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
“Unë e dënoj vendimin e njëanshëm të Rusisë për t’u tërhequr nga Nisma e Kokrrave të Detit të Zi, sepse është duke përkeqësuar sigurinë globale të ushqimit”, ka reaguar shefi i OSBE-së.
Më tutje, ai ka thënë se vendi i tij e përkrah gjetjen e një zgjidhjeje për të dalë nga kjo krizë.
“Maqedonia e Veriut qëndron me Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Komisionin e Bashkimit Evropian dhe Turqinë në përpjekjet e tyre për të gjetur një zgjidhje”, ka përfunduar Osmani.
I condemn Russia's unilateral decision to withdraw from the Black Sea Grain Initiative, exacerbating global food security. 🇲🇰 stands with @UN, @EU_Commission, and #Türkiye in their efforts to find a solution.
— Bujar Osmani (@Bujar_O) July 18, 2023















