Osmani: Sa më shumë barazi gjinore, aq më efektive lufta kundër korrupsionit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi rëndësinë e barazisë gjinore për rritjen e transparencës dhe për forcimin e luftës kundër korrupsionit në institucionet e Kosovës, gjatë publikimit të raportit "Dimensioni gjinor i korrupsionit"

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se barazia gjinore në institucione ofron më shumë transparencë dhe gjithëpërfshirje.

Sipas saj, sa më shumë që ka barazi gjinore, aq më efektive është lufta kundër korrupsionit.

Osmani ka theksuar se barazia gjinore duhet të jetë prioritet i të gjitha hallkave të institucioneve kosovare.

Komente, ajo i bëri të martën gjatë publikimit të raportit “Dimensioni gjinor i korrupsionit”, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Pas përfundimit të këtij aktiviteti, presidentja Osmani nuk pranoi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve rreth temave aktuale politike në Kosovë./KP

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika