Osmani: Serbia ka krijuar krizë që të mos flitet për marrëveshje finale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë të përbashkët për media me presidentin bullgar, Ruman Radev, në Sofje, ka thënë se Serbia ka krijuar krizë në javët e fundit, në mënyrë që të mos diskutohet marrëveshja finale në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ajo ka theksuar "pala serbe diskuton në tavolinë me kushtëzime dhe pengesa"

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën, ka thënë se Serbia ka krijuar krizë në javët e fundit, në mënyrë që të mos diskutohet marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është koha që ndërmjetësuesit e dialogut, Bashkimi Evropian ta kuptojnë se Serbia ka përdorur taktikën e pengimit, përmes pjesëmarrjes”, ka thënë Osmani, raporton REL.

Ajo i ka bërë këto deklarata në një konferencë të përbashkët për media me presidentin bullgar, Ruman Radev, në Sofje.

Sipas Osmanit, pala serbe diskuton në tavolinë me kushtëzime dhe pengesa.

“Kjo është mënyra sesi ata tentojnë të bllokojnë perspektivën e Kosovës në rajon dhe në nivel ndërkombëtar. Natyrisht, është në interesin tonë që ta përmbyllim këtë dialog me një marrëveshje ligjërisht të zbatueshme dhe duhet ta kuptojmë se pala që është në anën tjetër të tavolinës, nuk është e interesuar që ta përmbyllë këtë proces me sukses”.

E para e vendit ka thënë se Serbia ka nisur të prodhojë kriza qëkur Bashkimi Evropian, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Gjermania, e ka bërë propozimin muaj më parë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.

Plani franko-gjerman parasheh disa hapa që çojnë në zgjidhjen e problemeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Interesi ynë është i kundërt, pra që diskutimet të nisin sa më parë që është e mundur”, ka thënë Osmani, duke shtuar se shpreson që BE-ja t’i dërgojë mesazh Serbisë se nuk mund të bllokojë më procesin.

Ky plan është konfirmuar edhe nga liderët e Kosovës, edhe nga ata të Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me këtë propozim, kishte thënë se është një hap në drejtim të duhur pasi konceptet dhe nocionet që përdoren janë vlera, në dallim prej dakordimeve të mëhershme që ishin ideologji e zgjidhjes së problemeve.

Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kishte thënë se propozimi franko-gjerman, është vështirë i pranueshëm për shtetin e Serbisë.

Situata në veri të vendit ka qenë e tensionuar si rrjedhojë e moszbatimit të marrëveshjes së targave nga ana e Serbisë.

Më 23 nëntor të këtij viti, kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, lidhur me çështjen e targave.

Borrell ka bërë të ditur se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

 





Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika