Osmani: Serbia po e kërcënon sigurinë e Ballkanit duke përdorur forcat që bashkëpunojnë me grupin “Wagner”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se mentaliteti hegjemonist i Beogradit është shumë i ngjashëm me qasjen që ka Rusia

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës, gjatë intervistës në TRT World

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Serbia po e kërcënon sigurinë e Ballkanit Perëndimor duke përdorur forcat që bashkëpunojnë me grupin “Wagner”.

Kështu ka thënë ajo në një intervistë për gazetën italiane “Corriere Della Sera”, ku ka theksuar se mentaliteti hegjemonist i Beogradit është shumë i ngjashëm me qasjen që ka Rusia.

“Serbia luan sipas skemës së Putinit. Vendet demokratike duhet t’i japin Beogradit një mesazh të qartë: nuk do të lejojnë që rajoni të tërhiqet në prag të një konflikti tjetër. Për shkak të kësaj, prania e NATO-s është jashtëzakonisht e rëndësishme. Rusia dëshiron të zhvendosë vëmendjen e Perëndimit në Ballkanin Perëndimor, për ta larguar atë nga Ukraina. Dhe Serbia kërcënon sigurinë e saj duke përdorur forcat që bashkëpunojnë me Grupin Wagner, blejnë armë ruse dhe dërgojnë paraushtarakë në veri të Kosovës për të ngritur barrikada dhe për të krijuar tensione”, tha presidentja.

Ajo ka thënë se nuk mund të japë detaje, sepse janë informacione që ajo i quan të klasifikuara.

“S’mund të jap detaje, sepse janë informacione të klasifikuara. Por ne punojmë me aleatët tanë perëndimorë për të siguruar që këto paraushtarakë të lidhur me Wagnerin të dështojnë në planin e tyre për të destabilizuar Kosovën”, shtoi ajo.

Presidentja Osmani ka theksuar se ndikimi rus në Serbi vazhdimisht është në rritje.

“Beogradi ka dhënë dritën jeshile për hapjen e të ashtuquajturave qendra humanitare ruse, të cilat sipas SHBA-së nuk janë gjë tjetër veçse qendra spiunazhi dhe e kanë shndërruar kufirin me Kosovën në një strehë për ata që janë nën sanksione evropiane”.

“Arsyeja e dytë ka të bëjë me bandat e veriut të Kosovës të paguara, të mbështetura, të nxitura, të armatosura nga Vuçiq: kriminelët serbë që prej kohësh janë në listat e zeza të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, ajo që quhet mafia ballkanike dhe që nuk e pëlqen vendosmërinë me të cilën ne po e luftojmë dhe prandaj përdorin dhunë ndaj nesh. Vuçiq luan rolin e mbretëreshës së dramës, është edhe zjarrvënëse edhe zjarrfikëse: fillimisht i përdor këto banda për të na destabilizuar, pastaj shkon vërdallë duke folur për paqen”.

Ajo ka potencuar se Serbia aktualisht është e interesuar vetëm të krijojë kriza, derisa shton se ajo se çfarë po bën Serbia me serbët e veriut të Kosovës është “identike me atë që bëri Moska në vitin 2014 në Ukrainë”.

“Agjitimi i një pakice, duke thënë se po lëviz për arsye humanitare dhe më pas aneksohet”, tha ajo, duke shtuar se “problemi është se serbët nga veriu janë në kufi dhe Vuçiq i përdor si pengje: ata nuk kanë frikë nga unë, ata kanë frikë nga bandat serbe që hyjnë në shtëpitë e tyre, u djegin makinat, kërcënojnë fëmijët e tyre”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika