Osmani: Serbia po punon kundrejt gjithçkaje që SHBA-ja ka bërë në rajon

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Dallas, në organizatën "World Affairs Council", diskutoi për rrugëtimin e Kosovës dhe sfidat e mbështetjes së SHBA-së, duke theksuar se Serbia po punon kundrejt gjithçkaje që Amerika ka bërë në rajon

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë pjesë e një diskutimi edhe në organizatën “World Affairs Council” në Dallas.

Siç ka njoftuar presidentja Osmani, aty ka diskutuar për rrugëtimin e Kosovës dhe zhvillimet në vend në dritë të dinamikave sfiduese globale.

Ajo ka thënë se Serbia po punon kundër gjithçka që SHBA-ja ka bërë në rajon.

“Kosova është sot storie suksesi e mbështetjes së SHBA-ve, teksa Serbia me miqtë e saj po duan të godasin vlerat e etabluara nga mbështetja amerikane duke punuar kundrejt gjithçkaje që kanë bërë SHBA-të në rajonin tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani ka theksuar se garantimi i sigurisë në Kosovë është garancë për sigurinë në Evropë.

“Prandaj, angazhimi dhe mbështetja e vazhdueshme për garantimin e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, është garancë për siguri në tërë kontinentin evropian, por edhe në SHBA, po ashtu”, ka shkruar Osmani.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika