Osmani: Serbia vazhdon të paraqesë rrezik për të gjitha vendet e rajonit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia vazhdon të mbetet kërcënimi më serioz i Kosovës. Osmani deklaroi se derisa Serbia ka këtë qasje ndaj Kosovës, prania e NATO-s është faktor kyç. “Serbia vazhdon të mbetet kërcënimi më serioz ndaj Kosovës. Brenda territorit të Kosovës instrumentalizon strukturat kriminale, duke i paguar. Serbia vazhdon të […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia vazhdon të mbetet kërcënimi më serioz i Kosovës.
Osmani deklaroi se derisa Serbia ka këtë qasje ndaj Kosovës, prania e NATO-s është faktor kyç.
“Serbia vazhdon të mbetet kërcënimi më serioz ndaj Kosovës. Brenda territorit të Kosovës instrumentalizon strukturat kriminale, duke i paguar. Serbia vazhdon të paraqesë rrezik për të gjitha vendet e rajonit. Në këtë kontekst, derisa të kemi këtë qasje ndaj Kosovës, prania e NATO-s është faktori kyç”, shtoi ajo, shkruan KP.
Ajo theksoi se mjedisi i sigurisë në vend varet nga ai global.
“Mjedisi i sigurisë në vendin tonë ndikohet nga mjedisi global. Paqja e qëndrueshme kërkon partner të përkushtuar. Kosova është dhe do të mbetet partnere. Sot jemi dëshmitarë që mjedisi global mbetet i pasigurt. Në cilësinë e komandantes supreme, së bashku me institucionet të vendit, kemi hartuar fillimisht strategjinë e sigurisë”, ka thënë ajo.
Kryetarja e shtetit ka përmendur edhe “Defender Europe” që do të organizohet nga muaji i ardhshëm.















