Osmani: SHBA-ja është në ADN-në e suksesit të Kosovës

“SHBA-ja është në ADN-në e suksesit të Kosovës”, kështu ka theksuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në eventin e 20-vjetorit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), ku pjesëmarrës ka qenë edhe ish-presidenti amerikan, George Bush, njëherit edhe themelues kësaj korporate

Foto Facebook: Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se roli i SHBA-së ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës, ndaj, sipas saj, SHBA-ja është në ADN-në e suksesit të shtetit tonë.

Në një postim në Facebook, Osmani ka njoftuar se në eventin e 20-vjetorit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka qenë pjesëmarrës edhe ish-presidenti amerikan, George Bush, njëherit edhe themelues i kësaj korporate.

Ajo ka thënë se në këtë event ka diskutuar për shtetndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës.

“Në eventin qendror me rastin e 20-vjetorit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në prag të Samitit SHBA-Afrikë, me pjesëmarrjen e Presidentit George W. Bush, njëherit themelues i MCC-së, fola për shtetndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, me ç’rast rikonfirmova rolin e pakontestueshëm të SHBA-ve për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Siç ka thënë Osmani, në të njëjtën frymë sot, MCC-ja po e vazhdon këtë trashëgimi duke ofruar mbështetje të çmueshme për zhvillimin ekonomik e të qëndrueshëm të Kosovës, duke e bërë vendin tonë pjesë të pandashme të sukseseve, të cilat i përfaqëson SHBA-ja kudo në botë.

Gjithashtu, presidentja Osmani ka takuar në Teksas presidentin e Liberisë, Joseph Boakai, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit bilateral.

“Liberia ka qenë ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovën më 2008. Me presidentin Joseph Boakai, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona në fusha të interesit të përbashkët dhe në interes të popujve tanë”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook.

Presidentja Osmani po qëndron në SHBA, me ftesë të Qeverisë amerikane, respektivisht agjencisë qeveritare Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit-MCC.

Gjatë kësaj vizite, presidentja Osmani do të marrë pjesë në Samitin SHBA-Afrikë, në kuadër të të cilit do të mbajë fjalim si dhe pritet të zhvillojë takime me homologë nga disa vende afrikane.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika