Ajo theksoi se dhimbja nuk duhet të fshihet me heshtje, dhe se askush nuk duhet të ndjehet i vetëm.

“Sot dhe çdo ditë, riafirmojmë përkushtimin tonë për të ndërtuar një shoqëri ku dhimbja nuk mbulohet me heshtje, dhe ku çdo njeri ndjen se kurrë nuk është vetëm,” theksoi Presidentja.

Duke e cilësuar shëndetin mendor si një çështje thelbësore për mirëqenien e qytetarëve, Osmani nënvizoi nevojën për ta trajtuar këtë temë me seriozitet dhe përkushtim të vazhdueshëm institucional dhe shoqëror.

“Shëndeti mendor nuk duhet të jetë temë që heshtet, por prioritet i çdoditshëm,” u shpreh ajo.