Osmani shpreh ngushëllimet për dramaturgun Mulliqi: Veprat e tij, testament për brezat e ardhshëm

E para e vendit ka shprehur ngushëllimet për dramaturgun e njohur, Haqif Mulliqi i cili ndërroi jetë të martën. “The Kosowars”, “Komemorativisht”, “Komedia apo marrëzia njerëzore” dhe “Parfumeria” janë disa nga dramat më të njohura të tij

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka shprehur ngushëllimet e saj për vdekjen e dramaturgut të njohur, Haqif Mulliqi.

Në një njoftim të publikuar nga Presidenca e Republikës së Kosovës, Osmani ka deklaruar se veprat e të ndjerin mbesin një testament për gjeneratat e ardhshme.

“Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen e nga jeta të gazetarit, profesorit e dramaturgut, Haqif Mulliqi. Ai la gjurmë jo vetëm në fushën e gazetarisë, sferës akademike, por edhe në atë të dramaturgjisë, ndaj veprat e tij janë testament për brezat e ardhshëm. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, komunitetit kulturor dhe atij të gazetarëve! Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Haqif Mulliqin!”, thuhet në njoftim.

Dramaturgu, gazetari dhe profesori, Haqif Mulliqi, ka ndërruar jetë të martën.

Lajmin e ka dhënë e bija e tij me anë të një postimi në Facebook.

Veprat Mulliqit zunë vend në teatrot në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

“Alo 1991”, “Trenat”, “Komedia”, “Ruleti ballkanik”, “Një varr për majorin e mbretit” janë disa nga veprat e tij. Ndërsa “The Kosowars”, “Komemorativisht”, “Komedia apo marrëzia njerëzore” dhe “Parfumeria” janë dramat e tij të shfaqura në teatrin që themeloi vet në vitin 2002, Teatrin Alternativ “Kosova”.

Ishte mësimdhënës në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, në degën e dramaturgjisë.

Ndërkaq, karrierën në gazetari e zhvilloi në “Bota e Re” për ta vazhduar më vonë në gazetat kroate dhe gazetën në Zagreb, “Potlet”.

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika