Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Papa Emeritus Benediktit XVI.

Ajo, në llogarinë e saj në Twitter, ka deklaruar se është e pikëlluar me vdekjen e Papa Benediktit XVI.

“Jemi të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Papa Emeritus Benediktit XVI”, ka thënë Osmani.

Ndërsa, ka shtuar se Papa Benedikti XVI, ka qenë i përkushtuar për të bashkuar njerëzit e të gjitha besimeve.

“Lutjet tona janë me komunitetin katolik në mbarë botën ndërsa kujtojmë kontributin, përkushtimin dhe përpjekjet e tij të palodhura për të bashkuar njerëzit e të gjitha besimeve”, ka shkruar Osmani në postimin e saj.

Ndërkaq,  postimin e saj e ka mbyllur me fjalinë  “U prehtë në paqe”.

We are saddened by the passing of Pope Emeritus Benedict XVI.

Our thoughts are with the Catholic community worldwide as we remember his contribution, dedication and tireless efforts to bring people of all faiths together.

May he rest in peace.

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 31, 2022

Vlen të theksohet, se Ish- Papa Benedikti XVI, ka vdekur sot në Vatikan, në moshën 95-vjeçare pas një periudhe të vështirë shëndetësore.

Ish-Papa Benedikti XVI vdes në moshën 95-vjeçare