Osmani: Takimi i Ohrit është i rëndësishëm e hap rrugë drejt njohjes reciproke

Presidentja, Vjosa Osmani (Foto: Valdrin Xhemaj/pixells)

“Takimi i Ohrit është jashtëzakonisht i rëndësishëm e që nëpërmjet kësaj marrëveshjeje të zgjidhen shumë çështje që hapin rrugë drejt njohjes reciproke”, kështu ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani ka komentuar 15 modelet e propozuara nga Bashkimi Evropian për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, dhe ka thënë se modeli i respektimit të të drejtave të pakicave në Kosovë është më i mirë se të gjitha modelet që janë përmendur nga emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Osmani ka bërë të qartë që Kosova nuk do të pranojë diçka që rrezikon mënyrën e funksionimit të sistemit tonë demokratik.

“Sa u përket modeleve evropiane që janë prezantuar, të 15-at s’kanë të bëjnë me asociacione. Janë modele të drejtash për pakicat. Në disa jepen më shumë të drejta, e në disa më pak sesa që tashmë u jep Kosova komuniteteve joshumicë”.

“I kemi analizuar të gjitha dhe ka elemente që mund të merren prej secilës prej tyre, por do të thosha që modeli më i mirë, shumë më i mirë se të gjitha ato 15, është ai që ka aktualisht Kosova. Jemi për të diskutuar elemente të tilla, në mënyrë që në Kosovë të kemi gjithëpërfshirje, diversitet e multietniciteti të jetë vlera jonë kushtetuese”, ka deklaruar presidentja.

Shija e redaktorit

Lame: Me intervenimin e NATO-së, UÇK-ja u bë ushtri me...

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, për 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-së drejt caqeve serbe ka thënë se Kosova kishte filluar...

Distria Krasniqi e argjendtë në Gjeorgji

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kg, ka fituar medaljen e argjendtë dhe 700 pikë olimpike në Paris 2024 në Grand Slamin e...

“Radar” me Edita Doli mbledh mbi 50 mijë euro për...

Mbi 50 mijë euro nga telefonatat dhe mjetet e dorëzuara në ambientet e Dukagjinit është shuma që është mbledhur deri tani për Gazmend Malokun,...

Të fundit nga rubrika