Osmani takohet me Avokatin e Popullit, diskutojnë për të drejtat e njeriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Avokati i Popullit, Naim Qelej, kanë diskutuar për të drejta e njeriut në Kosovë, dhe për avantazhet që do t’i jepte anëtarësimi i Kosovës në Këshilli Evropës, të drejtave të njeriut

Avokati i Popullit, Naim Qelaj dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

 





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelej, me të cilin ka diskutuar për respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Përveç diskutimit për të drejta e qytetarëve të Kosovës, ata kanë biseduar edhe për problemet e qytetarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

“Avokati i Popullit theksoi se është duke konsideruar një forum që do të përfshijë hisedarë të shumtë që mund të kontribuojnë në trajtimin e duhur të këtyre çështjeve”, thuhet në komunikatën e Avokatit të Popullit.

Gjithashtu, në këtë takim ata kanë folur për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës(KiE). Sipas tyre, anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte një instrument i rëndësishëm për qytetarët, në garantimin e plotë të të drejtave të njeriut, në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe të mediave, promovim i barazisë dhe të drejtave e minoriteteve.



Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika