Osmani takohet me Baroneshën Ashton dhe ish-diplomatin amerikan Reeker, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Presidentja Osmani është takuar me Baroneshën Ashton dhe ish-diplomatin amerikan Philip Reeker. Në këtë takim është diskutuar për ecurinë dhe zhvillimet e fundit në procesin e dialogut Kosovë-Serbi

Pamje nga takimi

Gjatë kësaj të premteje, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me Baroneshën Ashton dhe ish-diplomatin amerikan Philip Reeker.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot mori pjesë në drekën e punës me ish-përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikën e jashtme, Baroneshën Cathrine Ashton, dhe ish-diplomatin amerikan Philip Reeker”, njofton Presidenca.

Presidenca njofton se të pranishëm ishin edhe ambasadori i SHBA-ve Jeffrey Hovenier, ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Abbott, ambasadori i Francës Olivier Guérot, ambasadori i Norvegjisë Jens Erik Grøndahl, zëvendësshefja e zyrës së BE-së, Eva Palatova, si dhe zëvendësambasadori i Gjermanisë, Matthias Conrad.

“Gjatë takimit u diskutua për ecurinë dhe zhvillimet e fundit në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe nevojën për përfundimin me sukses të tij si kontribut i drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajon’, njofton tutje Presidenca.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika