Osmani takohet me Blinken: Lidhja me ShBA-të është ekzistenciale dhe e pashkëputshme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me në New York me sekretarin e shtetit të ShBA-së, Antony Blinken. Osmani ka bërë të ditur se me të ka biseduar për fuqizimin e Kosovës dhe për të ardhmen euroatlantike. “Diskutim i rëndësishëm me Sekretarin Blinken për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit tonë, […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me në New York me sekretarin e shtetit të ShBA-së, Antony Blinken.
Osmani ka bërë të ditur se me të ka biseduar për fuqizimin e Kosovës dhe për të ardhmen euroatlantike.
“Diskutim i rëndësishëm me Sekretarin Blinken për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit tonë, stabilitetin në rajon, si dhe rëndësinë e bashkërendimit me aleatët”, ka shkruar ajo.
Tutje ajo ka thënë se “lidhja me ShBA-të është ekzistenciale dhe e pashkëputshme!”.
Përveç me Blinken, të martën Osmani është takuar me këshilltarin e lartë amerikan të shtetit, Derek Chollet.















