Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është takuar në margjinat e Takimit Ministror të NATO-s në Bruksel me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Chollet.

Sipas Osmanit, ai me zyrtarët e DASH-it ka biseduar për “bashkëpunimi dhe aktivitetet në kuadër të Dialogut Strategjik, aktualiteti rajonal, mbështetja e marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe situata politike në vend, në fokus të bisedimeve”.

Më tutje, kryediplomati maqedonas ka thënë se SHBA-ja është duke e mbështetur Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

“SHBA me mbështetje të fortë për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut si qëllim strategjik dhe investim në stabilitetin rajonal në përgjithësi”, ka përfunduar Osmani.