Osmani takohet me homologun shqiptar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë.

Pas takimit Presidentja Vjosa Osmani dhe Presidenti Bajram Begaj do të deklarohen për media.

Para disa orës, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Sipas presidentes Osmani, avancimi i interesave të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe rritja e koordinimit në fushën e politikës së jashtme, janë në interesin reciprok të të dyja shteteve.

“Suksesi i Kosovës është edhe i Shqipërisë dhe anasjelltas. Shqipëria për Kosovën është jo vetëm shtet vëllazëror, por edhe një partnere strategjike në rrugëtimin evropian. Siç e kemi pasur mbështetjen në shumë etapa historike të lirisë dhe shtetndërtimit, jemi të sigurt që shteti shqiptar do të jetë në mbështetje tonën kudo ku kemi nevojë”, ka theksuar Osmani.

Siç thuhet në njoftimin e Presidencës, Osmani ka falënderuar përfaqësuesit e Shqipërisë në Këshillin e Evropës dhe ka theksuar se pret që nesër ata sërish ta bëjnë të njëjtën gjë në procesin e votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.

Më tej, Osmani në takim me kryeparlamentaren Nikolla, ka theksuar se diplomacia parlamentare ka rol të rëndësishëm në promovimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, prandaj diskutuan dhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet organeve legjislative të të dy shteteve si dhe shkëmbimit të përvojave.

Shija e redaktorit

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Të fundit nga rubrika