Presidentja e Kosovës  Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, ku kanë diskutuar për zhvillimet në Kosovë, projektet zhvillimore të SHBA-ve, dhe bashkëpunimin e përbashkët.

Në komunikatën e Presidencës së Kosovës, thuhet se kanë biseduar për “vijueshmërinë e hapave konkret që po ndërmerren në përputhje me atë se çfarë është dakorduar në Bratislavë”.

“Në takim u diskutua edhe për projektet zhvillimore të cilat po realizohen nga ShBA-të në Kosovë”

Më tutje në komunikatën e presidencës theksohet se ata kanë diskutuar dhe për çështje e sigurisë.

“Përkrahjen e SHBA-ve për sektorin e sigurisë si dhe rëndësinë e shtimit të bashkëpunimeve të tilla në fusha të interesit të përbashkët”, ka përfunduar komunikata e Presidencës së Kosovës.