Osmani takohet me kryeministrin e Kanadasë, Justin Truedeau

Gjatë Samitit të Frankofonisë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Kanadasë, Justin Truedeau. Presidentja Osmani dhe kryeministri Truedeau kanë diskutuar për zhvillimet e vazhdueshme në rajon

presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri kanadez, Justin Truedeau





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se gjatë Samitit të Frankofonisë është takuar me kryeministrin e Kanadasë, Justin Truedeau.

Përmes një postimi, presidentja Osmani ka thënë se është gjithmonë është mirë të takohet “me një mik të dashur të Kosovës”.

Tutje në postimin e presidentes Osmani në Twitter thuhet se ka folur me kryeministrin kanadez për zhvillimet e vazhdueshme në rajon dhe mirënjohjen e popullit shqiptar për mbështetjen e qartë dhe konkrete të Kanadasë.

“Gjithmonë është mirë të takohem me një mik të dashur të Republikës së Kosovës.Në @OIFrancophonie , fola me 🇨🇦 Kryeministrin @JustinTrudeau  për zhvillimet e vazhdueshme në rajonin tonë dhe mirënjohjen e popullit tonë për mbështetjen e qartë dhe konkrete të Kanadasë”, ka shkruar Osmani.





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika