Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me kreun e Kuvendit (Dhomës së Përfaqësuesve) të Japonisë, Fukushiro Nukaga gjatë vizitës së saj në Japoni.

Në njoftimin e zyrës së Presidentes thuhet se gjatë takimit Osmani dhe Fukushiro Nukaga është riafirmuar përkushtimi i palëkundur për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, në dobi të qytetarëve tanë dhe në shërbim të vlerave të përbashkëta

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në Japoni, është takuar me Kryetarin e Parlamentit (Dhomës së Përfaqësuesve) të Japonisë, z. Fukushiro Nukaga.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit të Japonisë, z. Fukushiro Nukaga, riafirmuam përkushtimin tonë të palëkundur për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, në dobi të qytetarëve tanë dhe në shërbim të vlerave të përbashkëta. Mbështetja e Japonisë për popullin e Kosovës ka qenë thelbësore gjatë të gjitha fazave të shtetndërtimit, dhe synojmë që këtë partneritet ta ngremë në nivele edhe më të larta”, ka shkruar Osmani.