Osmani takohet me kryetarin e rajonit të Kalabrisë, diskutojnë për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik

Në takimin e presidentes dhe kryetarit Occhiuto thuhet se është diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Italisë, përfshirë rajonin e Kalabrisë

Në kuadër të vizitës së saj në Kalabri të Italisë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me kryetarin e rajonit të Kalabrisë Roberto Occhiuto.

Në njoftimin e presidencës thuhet se në këtë takim është diskutuar mbi shtrirjen e mëtejme të bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe rajonit të Kalabrisë.

“Presidentja theksoi se lidhjet mes vendit tonë dhe rajonit të Kalabrisë janë të hershme dhe janë të mbështetura në trashëgiminë historike e kulturore. Komuniteti i arbëreshëve, i cili prej shekujsh jeton në disa rajone të Italisë, përfshirë Kalabrinë, përbën pjesë të rëndësishme të diversitetit etnik, gjuhësor e kulturor të Italisë dhe pjesë të rëndësishme të saj”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në këtë takim Osmani ka theksuar se kujdesi ndaj të drejtave të bashkësive etnike kontribuon në mënyrë aktive edhe në zhvillimin ekonomik të Italisë.

Ajo e ka falënderuar kryetarin Occhiuto për siç thuhet, kujdesin ndaj ruajtjes së identitetit kombëtar të arbëreshëve, dhe ka theksuar se integrimi i plotë dhe kontributi i tyre në jetën socio-ekonomike, u japin marrëdhënieve një dimension tjetër dhe të veçantë.

Osmani thuhet se ka shpalosur shembullin e Kosovës për mbrojtjen e pakicave dhe ka theksuar se sa më shumë që përkrahet komuniteti arbëresh në ruajtjen e identitetit kulturor e gjuhësor, aq më shumë do të kontribuojë ky komunitet edhe në zhvillimet e raporteve ndërmjet Italisë dhe hapësirave shqiptare.

“Jemi të bindur se mund të ndiqen politika aktive për respektimin e gjuhëve të pakicave, për të mbrojtur dhe përmirësuar gjuhën dhe trashëgimin kulturore të pakicave gjuhësore dhe historike të Kalabrisë, përfshirë bashkësinë arbëreshe. Përmirësimi i mëtejmë i politikave për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës e të traditave është e ndërlidhur me politikat e shkollimit në gjuhën e pakicave”, shtoi ajo.

Presidentja ka theksuar se në rajonin e Kalabrisë është kultivuar tradicionalisht një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë kulturore, përfshirë atë letrare, që gjendet në dokumente e revista shumë të rëndësishme për popullin shqiptar, të cilat sipas saj, duhen ruajtur dhe digjitalizuar, në mënyrë që të shpërndahen më lehtë te të rinjtë dhe brezat e ardhshëm.

Pos kësaj, në takimin e presidentes dhe kryetarit Occhiuto thuhet se është diskutuar edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Italisë, përfshirë rajonin e Kalabrisë.

Osmani thuhet se ka ftuar ndërmarrjet, bizneset dhe investitorët italianë që të investojnë në sektorët strategjikë të ekonomisë së vendit.

“Ne duhet t’i afrojmë edhe më tej operatorët tanë ekonomikë e turistikë, në mënyrë që të krijohen itinerare të përbashkëta turistike nga Kalabria për në Kosovë dhe anasjelltas”, ka thënë Osmani.

Në njoftim thuhet se hapja e linjave të drejtpërdrejta të fluturimit mes aeroporteve të të dyja vendeve e ndihmon turizmin e ndërsjellë dhe thellimit të lidhjeve me Kalabrinë dhe qytetarët e rajonit.

“Po ashtu, në takim u diskutua edhe për mundësinë e bashkëpunimit në bujqësi, duke qenë se të dyja vendet kanë potencial të madh zhvillimi në këtë fushë. Presidentja Osmani dhe kryetari Okiuto diskutuan edhe për përafrimin e mëtejmë i të të rinjve me kulturën e njëri-tjetrit dhe rritjen e komunikimit ndërmjet dy vendeve tona, sidomos të të rinjve tanë”, thuhet në njoftim.

Osmani ka thënë se intensifikimi i bashkëpunimit të të rinjve mund të arrihet më së miri nëpërmjet rritjes së shkëmbimeve akademike, bursave të studimit dhe bashkëpunimit ndëruniversitar.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika