Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është  takuar homologun e saj francez, Emmanuel Macron, në Granada të Spanjës.

Osmani është duke marrë pjesë në samitin e liderëve të vendeve evropiane.

Gjatë ditës ajo foli edhe për dialogun Kosovë – Serbi, ku tha se “’ka arsye që të takohem me Vuçiqin para se ai të sanksionohet”.

“Nuk ka arsye të takohemi para se sanksionet të vendosen për presidentin Vuçiq. Sanksionet fillimisht, e më pas mund të flasim për të tjerat”, tha presidentja Vjosa Osmani

Rreth 50 liderë evropianë pritet të takohen në Granadë të Spanjës të enjten, në kuadër të një mbledhjeje të zgjeruar të quajtur Komuniteti Politik Evropian, me fokus në përmirësim të bashkëpunimit, pavarësisht përkeqësimit të konflikteve dhe të tensioneve në kontinent.

Takimi i tretë i tillë organizohet për t’iu dhënë shteteve mundësi për ta zgjeruar dialogun përtej kufijve të bllokut evropian me 27 anëtarë.

Ky organizim mëton të rrisë mundësitë për liderët që të takohen në grupe më të vogla për takime joformale, pa simbolikën dhe protokollet e vizitave shtetërore.