Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me të paren e qeverisë italiane, Giorgia Meloni. Osmani i ka kërkuar nga Meloni që vendi i saj të jetë në anën e Kosovës.

“Në takim me Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, potencova rolin e rëndësishëm të Italisë në përkrahjen e vendit tonë në të gjitha etapat”, ka shkruar Osmani.

Më tej, Osmani ka thënë se beson që Kosova e ka mbështetjen në rrugën evropiane nga Meloni.

“Llogarisim në lidershipin e Kryeministres Meloni në avancimin e rrugës së shtetit tonë drejt integrimit evropian”, ka përfunduar Osmani.