Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është pritur në takim nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly gjatë fillimit të Konferencës Ndërkombëtare të sigurisë në Halifax.

Osmani përmes një postimi në

" title=""Facebook" ">“Facebook” ka thënë se në takim me Jolyn kanë diskutuar për sigurinë në Kosovë.

Tutje thuhet se dyshja Osmani dhe Joly kanë diskutuar edhe për thellimin e partneritetit mes Kosovës dhe Kanadasë.

“Në fillim të konferencës ndërkombëtare të sigurisë në Halifax, Kanada, u pritëm nga Mélanie Joly, Ministre e Punëve të Jashtme të Kanadasë. Diskutuam për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon, mbështetjen kanadeze për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare si dhe thellimin e partneritetit tanë strategjik në një sërë fushash”, ka shkruar Osmani.