Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien.

Në këtë takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Takimi i radhës me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien, për të diskutuar për thellimin më tutje të bashkëpunimit  me Shtetet e Bashkuara, si dhe ndërmarrjen e hapave që janë në interes të qytetarëve të Kosovës, integrimit euroatlantik të vendit tonë, si dhe paqes dhe sigurisë në të gjithë rajonin,” thuhet në njoftim.