Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Uashington D.C., për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në kuadër të Samitit të NATO-s, me ftesë të sekretarit të shtetit, Antony Blinken.

Përmes një postimi në “Facebook”, presidentja ka njoftuar se takimet atje i filluan me ndihmëssekretarin e Shtetit, Jim O’Brien.

Teksa shkruan se diskutimet kanë qenë për rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët amerikanë, si dhe diskutim ka pasur edhe për zhvillimet e dialogut Kosovë-Serbi.

“Diskutim përmbajtësor mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë amerikanë për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, si dhe për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Bashkë, diskutuam edhe zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, dhe rëndësinë e rolit të SHBA-ve për suksesin e këtij procesi,” ka shkruar Osmani.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Washington D.C., me ftesë të sekretarit të shtetit të ShBA-së, Antony Blinken.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, Osmani do të jetë në Uashington për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili mbahet në kuadër të Samitit të NATO-s, në 75-vjetorin e themelimit të kësaj organizate ushtarake.

 LEXO EDHE: Osmani udhëton për në Uashington me ftesë të Blinken-it