Osmani takohet me Pendarovskin, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike

"Së bashku diskutuam rëndësinë e bashkëpunimit në rritje që synon promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe të ardhmen tonë euroatlantike", ka deklaruar presidentja Osmani pas takimit me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Samitin e Bërdo Brionit është takuar me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Në këtë takim, e para e vendit ka njoftuar se kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit, që siç u shpreh ajo, synon promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Së bashku diskutuam rëndësinë e bashkëpunimit në rritje që synon promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe të ardhmen tonë euroatlantike”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.

Më herët, përmes një postimi, Osmani ka thënë se Kosova po vazhdon të luajë një rol për të kontribuuar në të ardhmen e Ballkanit.

Osmani ka potencuar se është mirënjohëse për pritjen e ngrohtë që i është bërë në Shkup.

“Kosova vazhdon të luajë një rol aktiv për të kontribuuar në të ardhmen e rajonit tonë dhe është e përkushtuar në rrugën tonë euroatlantike”, ka theksuar Osmani.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika