Osmani takohet me Perandorin e Japonisë: Marrëdhëniet e veçanta ndërmjet dy shteteve janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta
Presidentja e vendit, Osmani Osmani është pritur në një takim nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë. Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se miqësia e thellë dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Japonisë janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, respekt dhe besim të ndërsjellë. “Nder i […]
Presidentja e vendit, Osmani Osmani është pritur në një takim nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se miqësia e thellë dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Japonisë janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, respekt dhe besim të ndërsjellë.
“Nder i veçantë të pritem sot në takim nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë. Miqësia e thellë dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Japonisë janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, respekt dhe besim të ndërsjellë”, ka shkruar Osmani. Tutje presidentja ka thënë se “Populli i Kosovës është mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë përgjatë viteve”.















