Osmani takohet me presidenten maqedonase, flasin për raportet mes dy shteteve

Në prag të Samitit të vendeve të Evropës Juglindore, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në prag të Samitit të vendeve të Evropës Juglindore.

Osmani njofton se kanë diskutuar për raportet bilaterale Kosovë-Maqedoni e Veriut dhe thellimin e bashkëpunimit.

“Në prag të Samitit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), takova presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova. Edhe një herë, presidentes ia urova marrjen e detyrës, gjersa diskutuam edhe për raportet bilaterale Kosovë-Maqedoni e Veriut, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve të të dyja shteteve tona,” shkruan e para e vendit.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika