Osmani takohet me Rohde dhe Grondahl, diskutojnë për zhvillimet në vend dhe hapat që po ndërmerren

Të hënën, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takime me ambasadorët Jorn Rohde dhe Jens Erik Grondahl, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe hapat që po ndërmerren në koordinim me partnerët ndërkombëtarë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën e 12 qershorit priti në takim Ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl, dhe ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde.

Me të dy ambasadorët, Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe hapat që po ndërmerren në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

“Presidentja Osmani shprehu falënderimin për mbështetjen e gjithanshme të Norvegjisë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duke përfshirë ndihmën në ngritjen e kapaciteteve për politikbërje efikase. Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për shërbimin dhe profesionalizmin e demonstruar nga ushtarët e KFOR-it në ballafaqim me grupet kriminale të dhunshme në veri të vendit”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentes.

May be an image of 2 people, the Oval Office and text

Ajo vlerësoi mbështetjen e Ambasadës së Norvegjisë, që i ofron Zyrës së Presidentes ekspertizë në fushën e politikës së jashtme, sigurisë dhe fusha të tjera.

Po ashtu, presidentja vlerësoi lartë bashkëpunimin me Gjermaninë dhe konfirmoi partneritetin e palëkundur dhe gatishmërinë për një koordinim të ngushtë në të ardhmen, me qëllim e ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në vend dhe rajon.

Në këtë rast, Osmani theksoi se ballafaqimi me drejtësinë për grupet kriminale të mbështetura nga Serbia, që sulmuan Policinë e Kosovës, pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it, gazetarët dhe qytetarët, është i domosdoshëm si garanci për të parandaluar përsëritjen e veprimeve të tilla të dhunshme.

May be an image of 2 people

Ndërkaq, gjatë takimit, Presidentja Osmani dhe Ambasadori i Norvegjisë, Grondahl, diskutuan për modalitetet e vazhdimit të bashkëpunimit bilateral pas vendimit të autoriteteve norvegjeze për të mbyllur ambasadën në Kosovë.

Gjatë ditës, Osmani ka takuar edhe ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu.

Ajo theksoi se qytetarët në veri po dëmtohen më së shumti nga kjo situatë, andaj kërkoi për bashkëpunim më intensiv në drejtim të garantimit të një ambienti më të sigurt për qytetarët dhe për lirinë e shprehjes.
May be an image of 2 people and the Oval Office
Ajo ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me Italinë, me ç’rast ka konfirmuar partneritetin e palëkundur dhe gatishmërinë për vazhdim të ngushtë të koordinimit me qëllim të garantimit dhe ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në vend e rajon.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika