Osmani takohet me senatorët amerikanë në Mynih, i falënderon për mbështetjen “e palëkundur” për Kosovën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Mynih të Gjermanisë dhe po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë. Gjatë kësaj të shtune, ajo është takuar me senatorët amerikanë, Bob Menendez dhe Jeanne Shaheen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Mynih të Gjermanisë është takuar me senatorët amerikanë, Bob Menendez dhe Jeanne Shaheen.

Për takimin me senatorin amerikan Bob Menderez, presidentja Osmani ka thënë se e ka falënderuar për mbështetjen “e palëkundur” për Kosovën.

“E lumtur që u takova me Senatorin Menendez. E falënderova për mbështetjen e palëkundur për Republikën e Kosovës dhe përkushtimin për avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe”, ka shkruar presidentja Osmani.

 

Ndërsa për takimin me senatoren amerikane, Jeanne Shaheen, ka thënë se vendosmëria e tyre për të thelluar më tej partneritetin dhe bashkëpunimin e tyre strategjik është bërë më e fortë.

“Kënaqësi të takohem me Senatoren Jeanne Shaheen në Konferencën e Sigurisë në Mynih. E falënderova për angazhimin dhe mbështetjen për Republikën e Kosovës. Vendosmëria jonë për të thelluar më tej partneritetin dhe bashkëpunimin tonë strategjik është bërë më e forte”, ka shkruar presidentja Osmani.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika