Osmani takohet me shefin e NATO-s dhe kryeministrin e Holandës: Përkrahës të fuqishëm të paqes e sigurisë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar mbështetjen e fortë të NATO-s dhe Holandës për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka postuar fotografi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe kryeministrin e Holandës, Dick Schoof.

“Me dy përkrahës të fuqishëm të paqes e sigurisë në Kosovë: Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe Kryeministrin e Holandës, Dick Schoof”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Dialogu dhe takimet me emisarin e BE-së, kryefjala e Kosovës në Mynih

Gjithashtu, Osmani gjatë ditës ndër të tjerë është takuar me përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen, presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Munich-it.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika