Osmani takohet me Stoltenberg, diskutojnë për siguri dhe integrim euroatlantik të rajonit

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut(RMV), Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij në Bruksel është takuar edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Osmani ka thënë se në fokus të bisedës së tyre ishin “sfidat aktuale të sigurisë, si dhe aktivitetet e NATO-s në drejtim të përshtatjes me realitetin e ri të sigurisë, përballjes së sfidave dhe forcimit të mbrojtjes dhe parandalimit”.

I pari i diplomacisë së RMV-së më tej ka thënë se me Stoltenbergun kanë biseduar edhe për stabilitetin e rajonit.

“Koordinimi i ngushtë dhe aktivitetet e përbashkëta të NATO-s dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor, si dhe përshpejtimi i integrimit europian dhe euroatlantik të vendeve të rajonit janë mjete kyçe për konsolidimin e stabilitetit rajonal dhe mbylljen e vakumit për ndikimet e mundshme destabilizuese nga palët e treta”, ka shkruar Osmani.

Për fund, Osmani është shprehur se “Mbetemi të përkushtuar ndaj vendosmërisë sonë për të kontribuar në paqen globale, sigurinë kolektive dhe stabilitetin e rajonit”.

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika