Osmani takohet me Trump dhe Melanian para varrimit të Papës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani bisedon me Presidentin Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump, para fillimit të ceremonisë së varrimit të Papës. Ndryshe, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti po përfaqësojnë Kosovën në nderim të ceremonisë të varrimit të Papës. Papa Françesku, Papa i parë në histori i Amerikës Latine, ka vdekur […]
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani bisedon me Presidentin Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump, para fillimit të ceremonisë së varrimit të Papës.
Ndryshe, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti po përfaqësojnë Kosovën në nderim të ceremonisë të varrimit të Papës.
Papa Françesku, Papa i parë në histori i Amerikës Latine, ka vdekur të hënën në moshën 88-vjeçare.
Françesku, i cili vuante nga një sëmundje kronike e mushkërive dhe kishte humbur një pjesë të njërës mushkëri që në rini, u shtrua në spitalin Gemelli më 14 shkurt 2025 për shkak të një krize respiratore që u zhvillua në pneumoni të dyanshme. Ai qëndroi atje për 38 ditë, shtrimi më i gjatë në spital gjatë 12 viteve të papatit të tij.
Paraqitja e tij e fundit publike ishte të dielën e Pashkëve – një ditë para vdekjes së tij – në sheshin e Shën Pjetrit, ku u prit me duartrokitje të mëdha.
Françesku bëri bekimin nga e njëjta lozhë ku iu prezantua botës më 13 mars, 2013 si Papa i 266-të.















