Osmani takohet me zyrtarin e lartë të DASH-it, Brendan Hanrahan: Aleanca me SHBA-të, themel i sigurisë kombëtare
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan. Gjatë këtij takimi, Osmani ritheksoi rëndësinë jetike të aleancës mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Pas një bisede telefonike përmbajtësore të zhvilluar ditë më parë, u takova në New York me z. Brendan […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan.
Gjatë këtij takimi, Osmani ritheksoi rëndësinë jetike të aleancës mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Pas një bisede telefonike përmbajtësore të zhvilluar ditë më parë, u takova në New York me z. Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit. Ritheksova rëndësinë jetike të aleancës me SHBA-të, e cila është themel i sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe rrugës sonë drejt integrimit euroatlantik.















