Osmani takoi ministrin Çavusoglu

Pas konferencës me Gërvallën, pjesë e vizitës në vendet ballkanike të ministrit turk ishte edhe takimi me Osmanin, takim ky që konfirmon një mbështetje dhe vazhdueshmëri të bashkëpunimeve mes shteteve

Ministrin i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, me të cilin konfirmuan raportet e shkëlqyera ndërshtetërore dhe bashkëpunimin e mëtejshëm bilateral në arsim, mjekësi, tregti dhe politikë të jashtme.

Përmes njoftimit nga Zyra e Presidentes, bëhet e ditur se Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin se anëtarësimi i Kosovës dhe rajonit në strukturat euroatlantike është domosdoshmëri.

Ndër të tjera, pjesë e bisedës qenë edhe zhvillimet në rajon dhe Evropë, duke mos lënë anash as të konsideruarit antarësimin e Kosovës në strukturat euroatlantike si një domosdoshmëri.
Pjesë nga takimi i Ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu dhe Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani

“Presidentja Osmani dhe ministri Çavusoglu diskutuan edhe për zhvillimet aktuale në rajon dhe në Evropë, me ç ‘rast, Osmani potencoi se integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike parandalon ndikimin rus në rajon dhe tendencën për destabilizim”, shkruhet në njoftim.

Ministri turk pritet të takohet edhe me Kryeministrin Kurti dhe më pas, të përmbyll vizitën e tij pesë ditorëshe në vendet Ballkanike.

Më herët të dielën, Çavusoglu dhe Gërvalla kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media në të cilën, ai ka bërë të qartë qëndrimin e Turqisë ndaj rrugës euroatlantike të Kosovës duke thënë se e mbështet atë.

Ministri i Jashtëm turk: Turqia mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës dhe dialogun me Serbinë

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika