Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për tema të rëndësishme.

Sipas njoftimit nga Presidenca, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend

“Në takim u diskutua për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe përgatitjet që po bëhen lidhur me kërkesën për zgjedhje të reja në veri të vendit”, thuhet në komunikatën e presidencës.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier diskutuan edhe për një sërë çështjesh në rrafshin e bashkëpunimit bilateral, edicionin e sivjetëm të forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe çështje të tjera të interesit të ndërsjellë, thuhet në njoftim.