Osmani takon ambasadorin Hovenier, diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeffrey Hovenier. Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, Osmani gjatë takimit me Hovenier ka diskutuar për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend e rajon. Po ashtu, sipas njoftimit, në takim është diskutuar edhe për procesin […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeffrey Hovenier.
Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, Osmani gjatë takimit me Hovenier ka diskutuar për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend e rajon.
Po ashtu, sipas njoftimit, në takim është diskutuar edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare.
Presidentja Osmani ka potencuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të, për ta fuqizuar më tej pozitën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.















