Osmani takon delegacionin e komunitetit boshnjak: Srebrenica, simbol i tmerrit të krimeve gjenocidale serbe

Në Ditën e Përkujtimit për Gjenocidin e Srebrenicës, Osmani ka pritur në takim deputetin e Dhomës së Përfaqësuesve të Bosnje dhe Hercegovinës, Šemsudin Mehmedoviq dhe një delegacion të përfaqësuesve të komunitetit boshnjak në Kosovë. Ajo ka theksuar se populli i Kosovës bashkëndjen me popullin boshnjak

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se gjenocidi në Srebenicë mbetet simbol i tmerrit të krimeve gjenocidale serbe.

Këtë, Osmani e ka deklaruar në takimin me deputetin Šemsudin Mehmedović dhe një delegacion të përfaqësuesve të komunitetit boshnjak në Kosovë. Sipas saj, mohimi i një krimi të tillë ka për qëllim fshehjen e motiveve tashmë të kryera.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e Përkujtimit për Gjenocidin e Srebrenicës, ka pritur në takim deputetin e Dhomës së Përfaqësuesve të Bosnje dhe Hercegovinës, Šemsudin Mehmedović, si dhe një delegacion të përfaqësuesve të komunitetit boshnjak në Kosovë, përfshirë zëvendëskryeministren Emilija Redžepi dhe deputetë të Kuvendit të Republikës. Në takim, presidentja Osmani ka potencuar se vuajtjet e popullit boshnjak në këtë ditë të trishtë ndahen edhe nga populli i Kosovës, duke theksuar se gjenocidi në Srebrenicë është simbol i tmerrit të krimeve gjenocidale serbe. Presidentja ka thënë se kujtimi për ta është i çdoditshëm, ndërsa ka folur edhe për krimet makabre dhe masakrat e regjimit gjenocidal serb kundër popullit të Kosovës. Presidentja ka përsëritur dënimin e fuqishëm kundër çdo përpjekjeje për të mohuar gjenocidin e Srebrenicës, sepse ky mohim ka për qëllim denigrimin e viktimave dhe fshehjen e motiveve të krimeve të kryera”, thuhet në njoftimin e Zyres së Presidentes.

Tutje, bëhet e ditur se  Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e koordinimit me komunitetin dhe deputetin  në fjalë gjersa vlerësoi edhe kontributin e tyre.

“Në diskutim me deputetin Mehmedović, presidentja Osmani ka thënë se koordinimi i përbashkët është tejet i rëndësishëm në këtë periudhë kur tendencat për destabilizim dhe minim të paqes janë në rritje, prandaj në këtë drejtim, ka vlerësuar edhe kontributin e jashtëzakonshëm të komunitetit boshnjak në Kosovë, si urë ndërlidhëse e këtij koordinimi. Gjatë takimit, deputeti Mehmedović falënderoi presidenten Osmani për përkrahjen e vazhdueshme, si dhe për rolin e saj në miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Republikës për Gjenocidin në Srebrenicë”, thuhet në njoftim.

Në korrik të vitit 1995 në Srebenicë u vran më shumë se tetë mijë burra dhe djem.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika