Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Osmani dhe Prattipati diskutuan zhvillimet e fundit në vend, situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe formimin e institucioneve të reja.

Në fokus ishin edhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, me theks në fushën e mbrojtjes dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.