Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar drejtorin e lartë për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Michael Carpenter.

Në një postim në platformën X, Osmani ka thënë se Carpenter është një figurë kyçe pas Samitit të NATO-s dhe mbështetës i palëkundur në vlerat që i bashkojnë Kosovën dhe ShBA-në.

“Në fund të Samitit të NATO-s pata rastin ta falënderoj drejtorin e lartë për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Michael Carpenter. Një figurë kyçe pas suksesit të #NATO75 dhe një mbështetës dhe besimtar i palëkundur në vlerat që bashkojnë Kosovën dhe SHBA-në. Përpjekjet e tij forcojnë angazhimin tonë të përbashkët për paqen dhe sigurinë”, ka shkruar Osmani në platformën X.

At the end of the #NATOSummit, I had a chance to thank @WhiteHouse NSC Senior Director for Europe, Ambassador @mikercarpenter.

A key figure behind #NATO75’s success and an unwavering supporter and believer in the values that unite Kosovo and the U.S. His efforts fortify our… pic.twitter.com/E3FEiDWZ7L

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 13, 2024

Osmani, e ka përfaqësuar vendin në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s në Washington, me ftesën e presidentit amerikan, Joe Biden.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “FIVE”, Osmani ftesën e presidentit amerikan, Biden e ka quajtur si mesazh të fuqishëm për Kosovën, duke thënë se është treguar se rruga e Kosovës drejt NATO-s është e pakthyeshme dhe është potencuar rëndësia e jashtëzakonshme e partneritetit ShBA-Kosovë.

Samiti i NATO-s, Osmani: Pjesëmarrje historike për Kosovën